Netanyahu letër Kurtit: Të pres në Izrael për të inauguruar Ambasadën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një letër që i ka dërguar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku e ka uruar për fitoren, i ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një letër që i ka dërguar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku e ka uruar për fitoren, i ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem.

Sipas Gazeta Express, në letrën e tij Netanyahu shkruan se do të ishte i lumtur që ta mirëpriste Albin Kurtin në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Ndiq “Izraeli Sot” në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret

“E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për inaugurimin e saj”, ka shkruar Netanyahu.

Ndërkohë, në lidhje me këtë nga Lëvizja Vetëvendosje, ka pasur reagime të ndryshme. Glauk Konjufca ka thënë se nëse do të jetë kusht dhe kërkesë e Bashkimit Evropian, atëherë do të shqyrtohet si vendim.

Ndërsa, Haki Abazi ka deklaruar se në lidhje me këtë vendim ka shumë rëndësi qëndrimi i Bashkimit Evropian. Sipas tij Kurti duhet të ulet me Brukselin dhe Izraelin për ta zgjidhur këtë çështje.

“Është komplekse të diskutohet edhe në nivelin diplomatik se, qëndrimi i BE-së lidhur me atë se ku duhet të jetë pozicioni ambasadës, është shumë i rëndësishëm, sepse për Kosovën ka rëndësi qëndrimi i Bashkimit Evropian. Mendoj që qeveria Kurti do të ulet me sinqeritetin më të madh të bisedoj edhe me shtetin e Izraelit edhe me BE-në për të tentuar që të zgjidhet kjo nyje që është krijuar pa nevojë nga qeveria e kaluar,”- ka deklaruar Haki Abazi.

Ndërsa, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë dhe Siguri të Jashtme Peter Strano e ka cilësuar si një vendim për keqardhje nga ana e Kosovës, duke qenë se Brukseli vazhdon ta njoh Tel Avivin si kryeqytet.

“Në përgjithësi, është gjithnjë e mirëseardhur kur parterët tanë të jashtëm normalizojnë raportet mes tyre. Sidoqoftë, kur është fjala e hapjes së ambasadës në Jerusalem, ky është një vendim për keqardhje i Kosovës sepse e largon Kosovën nga qëndrimet e BE-së për statusin e Jerusalemit” kishte deklaruar Peter Stano.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem./izraelisot.com

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close