Shkolla e Zhegocit e harruar dhe e lënë në mjerim!

Midis mali,mu pranë udhës së vështirë që lidhë Zhegocin e ulët dhe atë të epërm është një shkollë që mbledh nxënës deri në klasën e nëntë.

Kjo shkollë është ndërtuar aty që para luftës në Kosovë, për t’ia mundësuar shkollimin fëmijëve të dy Zhegocave dhe të një lagje të Verbicës që vendasit e quajnë “Alibabt”.

Kjo shkollë quhet “Fetah Qerimi” e që është krah i shkollës “amë” me po të njejtin emër në Verbicë.Aktualisht aty mësojnë 55 nxënës.

Pas rindërtimit të objektit shkollor që kishte pësuar nga kohë lufte,më vonë fëmijëve të katuneve përreth të cilët kalonin udhë të vështira në mot dimri për të arritur në mësim iu mundësua udhëtimi me kombi,që dukshëm ndikoi në përmirësimin e kushteve për ta.

Por në kohë ,kjo shkollë ka pësuar dhe gjendet në një gjendje që nuk i ngjanë një ambienti normal ku fëmijët duhet të mësojnë.

Banjo me elemente të ndryshkuara,mure të dëmtuara e të mykuara,dyer me pjesë që kanë filluar të kalben, e deri te minjtë që frikësojnë fëmijët janë gjendja aktuale në këtë shkollë,të cilën me sa duket e kanë harruar organet kompetente shtetrore,në këtë rast ato të komunës së Gjilanit.

Fotografitë tregojnë më së miri gjendjen jo të mirë të kësaj shkolle!

Këtyre banorëve të kësaj malësie u duhet krijuar kushte normale për jetesë e sidomos kushte arsimi dhe duhet vëmendje dhe kujdes shtetror ,për të mos i detyruar edhe ata pak banorë të mbetur të shtegtojnë drejt qyteteve me mundësi për të përfunduar si raste sociale.

/Nga Xhelil Arifi

Fotografitë:Xhemile Ukshini

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close