STIKO rekomandon vaksinën e AstraZeneca-s për më të moshuarit

ATSH-AFP/ – Komisioni gjerman i vaksinimit (Stiko) parashikon të rekomandojë vaksinën antiCOVID-19 të AstraZeneca-s për personat mbi 65 vjeç, pas një studimi në Skoci, duke treguar efikasitetin e saj për më të moshuarit, theksoi sot presidenti i Komisionit.

I pyetur nëse Stiko mund të autorizojë vaksinën e laboratorit suedezo-britanik për të gjithë pas rezultateve inkurajuese të këtij studimi, Thomas Mertens theksoi se kjo ishte e mundur dhe se do ta bënin këtë, në një intervistë në televizionin publik ZDF.

“Komisioni shumë shpejt do të publikojë një rekomandim të ri të azhurnuar”, teksoi ai, duke shtuar se priste ende detaje nga autorët e studimit, të udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut dhe i bërë publik një javë më parë.

Deri tani, kjo vaksinë, më pak efikase se konkurrentët e saj me ARN messager, është rekonduar për moshat nën 65 vjeç, një vendim që ka ngjallur mosbesim në popullsinë gjermane.

Mjekët dhe zyrtarët shëndetësorë gjermanë kanë bërë një thirrje për këtë vaksinë, më pak e shtrenjtë dhe më e lehtë për t’u ruajtur, që të adminitrohet sa më shumë, ndërkohë që mijëra flakonë kanë mbetur të papërdorura në vend./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close