Kurti pas takimit me Lajçak-un: Dialogu vazhdon të jetë prioritet i katërt

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që pati me ndërmjetësuesin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Më informoi me procesin e dialogut në përgjithësi. Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19, dhe se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë”, u deklarua ai për medie.

Tutje, pasi u pyet nëse ka diskutuar për çështjen e hartës, e cila e shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë, ai e ka mohuar një gjë të tillë.

Tutje, ai ka lënë të nënkuptohet edhe se dialogu vazhdon të jetë prioritet i katërt i qeverisjes së tij.

“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – edhe për BE-në, Kosovën dhe Serbinë dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, tha ai

Mirosllav Lajçak të martën në mëngjes do të takohet edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin.

Takimi do të mbahet në kabinetin e Presidentes në orën 08:00. Pas takimit, do të mbahet një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close