Numërohen 13.570 vota me kusht, prin Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri në orën 15:00 janë numëruar 13.570 vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, nga të cilat Vetëvendosje ka marrë 6.747 vota, duke rritur kështu epërsinë e votave si parti fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 2.373 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka 1.473 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 1.301 vota.

Ndryshe, janë 31.500 vota me kusht dhe 2.800 vota të personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke marrë rreth 48 për qind të votave të përgjithshme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close