Albulenë a je në veti?

/shkruan Fahri xharra

Eshtë një këngë e Ismet Pejes “ Qefe , qefe kjo dynja “ Dhe ne i pajtoheshim kësa rime , sepse nuk kishim as pushtet, as të shkolluar as pasuri dhe duhej patjetër t `i bindemi kësaj mënyre të menduarit sepse edhe nëse e kundërshtonim nuk arrinim asgjë.
Po sot ? Kur mijëra shqiptar të diasporës erdhen për të votuar një parti sepse e dëshironin ndërrimin, kur numri i adhuruesve të LVV u arrit aq shumë, – e sot nuk guxon të kemi “ qefe , qefe, kjo dynja”
Sot kur jemi shtet i pranuar ndërkombëtarisht, dhe na dalin njerzit e kësaj partieje dhe mundohen të krijojnë politikën kombëtare sipa qefit të tyre. E kjo nuk bën !
Kam lexuar gjatë gjatë këtyre 20 viteve çmendurina të ndryshme, por kjo e Albulenës besoj të jetë vetëm e saj; por me siguri të madhe është çmenduri.
Shikoni, politika nuk bëhet sipas qefeve të një partijeje as të një individi po duhet respektuar vullneti dhe perpektiva e civilizuar e kombit.
Albulena, ti lirinë e gjete të gatshme, ate ta solli Amerika me lobimin e fortë të hebrenjëve të saj. E shoh që pak e njeh historinë, kjo është dobësi e një politikani. Por kjo ështe puna dhe edukata e jote.
Të kujtohen vitet e 90-ta? por jo, se ti atëherë ke qenë në gjiun e nënës, por me qudit që kur je rritur dhe ke filluar të merresh me politikë, se si askush nuk të ka folur pët Tom Lantoshin, Eliot Engelin e edhe pas tyre edhe Diouardi. Dy të parët ishin hebrej. Mendo pak , këta dy hebrej a kishin mundur të nisin “ lojën “ e pavarësisë së Kosovës pa miratimin e Lobit izraelit në Amerikë ? Mendo pak, dhe vendos shnetshëm !
Por kur filloi lufta, kush këndin e përkrahu , sigurisht që hebrejt ishin vendim- marrës në miratimin e bombardimit të Beogradit . Por edhe në këtë kohë ke qenë e re, ( e lindur 1987 ) dhe ke menduar se si si të shpëton kokën, dhe askush nga familja nuk të paska njoftuar se kush janë autorët e fillesës së pavarësise së Kosovës. Në atë kohë paske qenë 12 vjeçe.
Të kujtohet Zonja Ollbrajt ?

Mbërrine në pushtet, mirë se erdhe , jo vetëm ti por ju të gjithë që i takoni kësaj levizjeje !
Votuesit e si po i thonë sot “sovrani” ju dha votën duke shpresuar që ta bëni Kosovën Europiane.

O, kisha me folë natë e ditë, vetëm për ti treguar disa detaje historike nëpër të cilat kemi kaluar si komb. Nejse, po i përmendi. E di ti që pas Traktatit së Shën Stefanit ( 1878 ) Rusia ia i shkëputi Perandorisë Osmane rreth 80 % të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Ai Traktat është ende në fuqi deri sa Rusia të jetë gjallë. E di ti, që sipas atij Traktai u bë edhe Kongresi i Berlinit po at vit , dhe ne teritoralisht u ndamë si mos më keq Ishte vendim i Rusisë, Osmanën vetëm i ndihmonin kësaj tragjedie për ne,

“Traktati i Shën-Stefanit nuk e zinte fare në gojë Shqipërinë, e cila për Rusinë nuk ekzistonte si subjekt të drejtash politike. Sipas Traktatit të Shën-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike. Bullgaria do të merrte, përveç të tjerave, krahinat shqiptare të Korçës, të Bilishtit, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kaçanikut etj. Serbia, e cila do të shtrihej kryesisht drejt jugperëndimit, do të aneksonte edhe viset veriore e verilindore të Kosovës, deri në afërsi të Mitrovicës. “ E sheh se sa e fuqishme ishte Perandoria Osmane ?Edhe sot Turqia e sotit nuk guxon të bëjë as një hap për çështjen shqiptare- të thash Rusia është ende gjallë.
Turqisë i lejohet vetëm ndërtimi i xhamive, medreseve dhe prapambeturia shqiptare .

Si po shoh , nuk e paske lexuar as Garashanin, Çubriloviqin e as Ivo Andriqin e Dobrica Qosiqin? sikur t`i kishe lexuar , do ta kishe kuptuar të vërtetën ruse- turko-osmane.
Këthehemi te Izraeli, një ndër fuqitë më të mëdha ushtarake në botë po ta zgjatë dorën e miqësisë, njohjen diplomatike; po iu thërret në Izrael e ti deklaron: “se nuk është e patjetërsueshme prishja e marrëdhënieve me Turqinë e BE’në,.
Çka i kemi borgj Palestinës, nje populli që gjithëmonë ka qenë kunder nesh nën tutellen e Beogradit ? Pot ti nuk po e di se pse kundërshtohet Izraeli nga Turqia ? Turqia e do rolin e madh dhe kontrllin e Mesdheut ,të Afrikes veriore e deri në Iraan” Medon të këthen Prandorinë Osmane aty ku ishte . Po ne çka në këte aspiratë turke ?

Mos e lejo vetn me të quajtur të çmendur ! Bota na lexon , na përcjellë dhe vendosë.

Me një humbje shprese të madhe në ju
Fahri Xharra,02.0321
Gjakovë

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close