Ja rezultatet e votave me kusht

Në Qendrën e Numrit dhe Rezultateve, ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta.

Nga 29.490 vota sa ishin për t’u numëruar, më së shumti ka marrë Lëvizja Vetëvendosje me 14.939 vota.

E dyta që ka marrë më së shumti vota nga ato me kusht dhe personat me nevoja të veçanta është Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 4997 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 2944 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 2167 vota.

Lista Serbe ka marrë 1178 vota dhe Nisma Socialdemokrate ka marrë 1033 vota.

Ndërkohë, në mëngjesin e sotëm ka filluar numërimi i votave të ardhura përmes postës. Gjithsej janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime të cilat do të numërohen në QNR.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close