Vjen reagimi i Vetëvendosjes kundër Grenellit

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas akuzave të ish-emisarit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi Richard Grenell, se Albin Kurti gjithmonë ka qenë antiamerikan.

Fëllanza Podrimja, ish-këshilltare e Kurtit, ka shkruar në Twitter se “kur Grenell flet keq për ju, do të thotë se jeni në rrugën e duhur”.

“Rregulla nr. 2: kur Richard Grenell flet keq për ju, ju jeni në rrugën e duhur”, ka shkruar Podrimja.

Ish-ambasadori Grenell e ka quajtur Kurtin “antiamerikan”, pasi sipas tij, ai ka qenë kundër administratës dhe politikës së SHBA-së ndër vite, duke përmendur ish-presidentët George Bush, Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close