Donald e Melania Trump mbajtën të fshehur… vaksinimin e bërë në janar

/ATSH-ANSA/ – Ish presidenti amerikan, Donald Trump dhe bashkëshortja Melania u vaksinuan kundër koronavirusit në janar, kur ishin ende në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi korrespondentja e ”New York Times”, Maggie Haberman, e cila fitoi çmimin ”Pulitzer” për punën e saj në vitet në të cilat ndoqi presidencën e Trump.

Zbulimi i Haberman, është i destinuar të krijojë polemika të reja rreth ish-çiftit presidencial, për zgjedhjen për të mbajtur lajmin të fshehur dhe jo të vaksinuar publikisht, në TV drejtpërdrejt, siç bëhet nga shumë politikanë të tjerë.

Kujtojmë se zëvendëspresidenti Mike Pence ose liderët aktualë të Shtëpisë së Bardhë Joe dhe Jill Biden, së bashku me zëvendëspresidenten, Kamala Harris dhe zotërinë e dytë Douglas Emhoff transmetuan live momentet e vaksinimit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close