KQZ-ja mund të shpallë sot rezultatet përfundimtare

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka lënë të hapur mundësinë që sot (e mërkurë) të përmbyllet gjithë procesi i numërimit të votave dhe KQZ-ja të shpallë rezultatet përfundimtare.

Elezi ka thënë mbrëmë se nuk mund të thuhet me saktësi se procesi do të përfundojë të mërkurën, por ka mundësi që kjo të ndodhë.

Të martën nisi numërimi i votave nga diaspora pas përfundimit të atyre me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

“Besoj që nëse arrijmë që brenda një kohe optimale gjatë ditës së mërkurë të përmbyllim procesin e numërimit, KQZ-ja do të mund të shpallë rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close