Kurti në këtë konferencë i pyetur nga gazetarët ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë është gjykatë e cila është imponuar prej jashtë.

Kreu i VV-së tha se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër, ndërsa shtoi se Kosova është bashkë me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Gjykata Speciale në Hagë është gjykatë e cila është imponuar prej jashtë që merret vetëm me ushtarët e UÇK-së. Ne dëshirojmë të kemi gjykata normale në Kosovë jo Gjykata Speciale andaj me procesin e vetingut në qeverisjen e re do të zvogëlojmë atë gjysmë milionë lëndë por edhe të rregullojmë imazhin e Kosovës duke sjellur drejtësi për qytetarët. UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe luftë të pastër.

Ne jemi bashkë me luftëtarët e UÇK-së”, tha ai.

”Nëse ka pretendime nga ndonjë ndërkombëtar për individë të UÇK-së, ne do të kemi një sistem të ri të reformuar, të transformuar të Drejtësisë, që do t’i trajtojë me prioritet dhe seriozitet të gjitha ato raste. Ne jemi bashkë me ushtarët e UÇK-së, ata janë me popullin e Kosovës”