Kurti ua kthen letrat Netanyahut e Erdoganit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka kthyer letrat e urimit që i erdhën ditë më parë nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në letrën falënderuese që Kurti i ka kthyer Erdoganit dhe Netanyahut nuk ka përmendur çështjen e vendosjes së ambasadës së Kosovës në Izrael. Çështje kjo për të cilën Kurti pak ditë pas fitores së zgjedhjeve të 14 shkurtit ishte ftuar nga Netanyahu që ai si kryeministër të marrë pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, por që në anën tjetër Erdogani i kërkoi që të shmangë marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me të cilën Kosova ishte zotuar të bëhej ndër vendet e para që hap ambasadën në Jerusalem e jo në Tel Aviv.

Por në këto letra Kurti nuk ka përmendur çështjen e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Kombi jonë historikisht ka respektuar komunitetin hebre. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do të isha i nderuar të adresoj çështjet e komunitetit hebre dhe trashëgimisë së vet në shtetin tonë. Teksa shtetet tona po vendosin marrëdhënie diplomatike, synoj të zgjerojmë e thellojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Faleminderit për ftesën që të vizitoj shtetin tuaj mik, të cilën gjë do ta bëj në një kohë të përshtatshme për të dy palët”, ka shkruar Kurti në letrën e tij për Netanyahun.

Në anën tjetër, në letrën drejtuar Erdoganit, Kurti ka falënderuar atë për rolin që Turqia ka pasur në kohët vendimtare për shtetin e Kosovës.

“Kur qeveria jonë të formohet, synoj të zgjerojmë dhe thellojmë raportet tona përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të hapur e të sinqertë”, ka shkruar Kurti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close