Pamfleti: Rama fut turqishten gjuhë zyrtare në Shqipëri!

Kjo marrëveshje mes “Sulltan” Erdoganit e “Valiut” të tij në Shqipëri, është me afat 5 vite, por me të drejtë përsëritje edhe 3 vite; gjë që tregon se europianizimin e bllokuar dhe turqizimin e përshpejtaur e të plotë, të diplomacisë, politikës, shtetit, shëndetësisë, doganave, policisë, ekonomisë dhe së fundi të arsimit shqiptar; ku sipas pazarit në universitetet publike të Shqipërisë, çdo vit do jepen bursa studimi universitare për studentë turq, me 100% fonde të qeverisë shqiptare,shkruan pamfleti.net.

Del djallëzia e marrëveshjes arsimore, lidhur mes Turqisë e Shqipërisë, nënshkruar nga ministrja Evis Kushi dhe ministri turk i arsimit, Ziya Selçuk, gjatë vizitës së Bablokut më 6 janar 2021 në Ankara, ku Erdogan e priti me ceremonial veshjesh të fist “Selçuk” të kohës së Ertugrulit.

Marrëveshjen e miratuar me VKM nr. 107, datë 24.2.2021, hyrë në fuqi më 2 mars, kryeministri Edi Rama ka bërë ligj, që gjuha turke të jetë gjuhë zyrtare në Shqipëri, për t’u përdorur në emërtesa, institucione e shërbime publike.

Po në këtë marrëveshje, gjuha, kultura, tradita dhe historia turke, do bëhen pjesë e kurrikulave arsimore para universitare e në krejt sistemin arsimor të Shqipërisë.

Kjo prezencë e gjuhës turke në Shqipëri, sipas Nenit 3 të marrëveshjes “Kushi-Selçuk”, shkon deri në futjen e saj, në kurrikulat e shkollës 9-vjeçare e të mesme, madje edhe si lëndë me zgjedhje për provim të Maturës Shtetërore.

Pazari Rama-Erdogan për turqizimin zyrtar të arsimit publik shqiptar, përforcohet, me vendimin për krijimin e një Komiteti (drejtori) të përbashkët brenda Ministrisë Arsimit të Shqipërisë; i cili do hartojë kurrikulat mësimore turke, që do futen në arsimin parauniversitar e atë universitar.

Një nga pikat e tjera, të pazarit mes “Sulltan” Edoganit e “Valiut” të tij Rama në Shqipëri, është leja për të hapur sa më shumë institucione arsimore private turke e shkolla të përbashkëta publike turko-shqiptare.

Ekipet pedagogjike të këtyre shkollave, do trajnohen në Turqi, ndërkohë që kryeminsitri Rama, ka rënë dakord, që studentë nga Turqia të pranohen çdo vit në universitetet publike e private Shqipërisë, me 100% shpenzime nga buxheti i qeverisë shqiptare.

Ajo që bën çudi, është fakti se kjo marrëveshje arsimore Rama-Erdogan është firmosur më 6 janar, ndërsa miratimin e qeverisë e ka marrë më 24 shkurt 2021; pra është bërë fakt, pastaj i është vendosur dhe një “ferman” formal nga Babloku.

Pas datës 2 mars 2021 kur kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi; e nuk është aspak çudi, që dhe në shkollat publike të Shqipërisë, të valvitet flamuri turk, i cili deri sot valvitet në disa nga kolegjet “Feto”, por dhe në shkollën e Bradasheshit-Elbasan, të cilën Babloku ia dhuroi Erdoganit për kolegjin e dhëndrit./Pamfleti.net

Origjinali në Pamfleti.net KËTU

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close