Albin Kurti: Unë nuk ndryshoj kur e takoj një ndërkombëtar, nuk jam emisar i tyre

Albin Kurti tha se nuk ndryshon mendim pse takon një zyrtar ndërkombëtar pasi nuk është emisar i ndërkombëtarëve por përfaqësues i popullit. Kjo përgjigje e Kurtit nga Shqipëria erdhi pasi u pyet se a do ta vendosë dialogun me Serbinë si prioritet të parë pas takimit me Emisarin e BE’së, Miroslav Lajçak.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti po qëndron tash e tre ditë në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve për deputetë të qendrës së VV’së atje.

Kurti në një konferencë për media nga Gjirokastra ka thënë se nuk do të mund ta vendosë dialogun me Serbinë si top prioritet.

Tutje Kurti u shpreh se nuk ndryshon mendim kur e takon një ndërkombëtar pasi nuk është emisar i tyre por përfaqësues i popullit kur u pyet se a ka ndryshuar mendim pas takimit me Emisarin e BE’së, Miroslav Lajçak.

“Unë nuk e mohoj rëndësinë e dialogut por në matjen e opinionit publik rëndësia e këtij dialogu është herë në pozitën e gjashtë e herë shtatë prioritetet, nuk e bëj dot top prioritet, nuk ndryshon kjo pse takoj një zyrtar ndërkombëtar sepse unë nuk jam emisar i ndërkombëtarëve por përfaqësues i popullit, punësim dhe drejtësi me këto kemi fituar dhe e pashmangshme është prioritizimi i pandemisë e pas kësaj edhe dialogu”, tha ai, shkruan indeksonline.

Tutje kreu i VV’së tha se me qeverinë e tij Kosova do të jetë palë në dialog e jo siç ka qenë deri tash temë.

“Kosova duhet të pyetet për temat që duhet të shtrohen në bisedime, në dialogun e deritanishëm ka qenë temë e jo palë dhe me qeverisjen tonë Kosova bëhet palë”, tha Kurti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close