PDK:Rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit pasqyrë dhe shembull i nivelit të lartë të demokracisë në vend.

Partia Demokratike e Kosovës ka falënderuar anëtarët, simpatizantët e përkrahësit, ndërsa ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit janë pasqyrë dhe shembull i nivelit të lartë të demokracisë në vend.

PDK-ja ka dal e dyta në zgjedhjet e 14 shkurtit duke marrë 16.9 për qind të votave. Lëvizja Vetëvendosje ka triumfuar bindshëm me 49.95 për qind të votave.

“Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe përkrahës të PDK-së. Faleminderit për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme. Faleminderit mijëra herë për secilën votë tuajën, për besimin e dhënë. Rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit janë pasqyrë dhe shembull i nivelit të lartë të demokracisë në vend. Votën tuaj, PDK-ja do ta arsyetojë me punë dhe angazhim në të mirën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar PDK në Facebook.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close