Princi i Mirditës Preng Bib Doda

Shkodër 1880.
Kur në krye të rreth 3000 mirditasve, nisej për mbrojtjen e Tuzit, Plavës, Gucis, Hotit e Grudës nga malazezët.
• Skicë e botuar në gazetën hungareze “Vasárnapi Ujság” me 15 gusht 1880.
Sipas at Gjergj Fishtës në “Lahuta e Malësisë”, në frontin malazez në vitin 1880, ishin 3000 mirditas:
“…bajrakët, qi ka Mirdita,
M’ krep t’ Rragamit neper prita
Kan zanë vend, nja trimi rrfeja:
N’za n’ Shqypni kta për kah feja:
T’ let kah kama e t’shpejtë kah dora,
Thonë, se kurr s’ u a sht ligun Ora.
N’ at log Zanash u ka pri,
Nji i Gjo’Markajsh, djalë zotni,
Kaluer atit pullali,
Si hyll drite n’ at Shqypni:
Prenk Bibë Doda aj emni i ti…”
Shumë mirditas dhanë jetën në mbrojtje të trojeve të Shqipërisë Veriore. Kontributi i tyre ishte përcaktues në këtë ngjarje të rëndësishme të kohës. At Gjergj Fishta në “Lahuta e Malësisë”, do të shkruante:
“…A po Mbret âsht Knjaz Nikolla,
Qi i ká mbledhe cubat n’Cetinë
E u ká pri krejt kah Shqypnija,
Edhè mârrë e ká Vraninen;
Ká mârrë Zetë e Podgoricë;
Na ká thye atjè ne Kernicë,
Kû, mos t’kenke ajo Mirdita
Qi m’ i a ndalun aty hovin:
Si zanát pushken qi e ká,
Edhè n’Shkoder pat me t’ hî,
Me u bâ krajl aj mbi Shqypni…”
| MIRDITA: Histori dhe aktualitet |

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close