“Shën Mëri Hodigitria”, ikona e pikturuar në fund të shekullit XVIII nga Tërpo Zografi

ATSH/ Ikona “Shën Mëri Hodigitria” është një ikonë e pikturuar nga Tërpo Zografi, djali i ikonografit me emër nga Korça Konstandin Zografit në fund të shekullit të XVIII .
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë bën të ditur se kjo ikona është pjesë e fondit të pasur të MKAM dhe në paraqitet Virgjëresha dhe Krishti fëmijë që qëndron në anën e saj të majtë.
Në pjesën e sipërme të ikonës në të dyja anët e Virgjëreshës janë pikturuar dy profetët (Solomon dhe David) të cilët mbajnë në duar nga një elitar të hapur me fjalën e shenjtë.
Ikona është e tipit Hodigitria. Virgjëresha ka veshur mafor të purpurtë që kontraston bukur me të gjelbrën e ftohtë të veshjes së brendshme. Krishti ka veshur himation në ngjyrë të ngrohtë portokalli.
Portreti i Virgjëreshës është modeluar me ëmbëlsi dhe ndihet bota e saj e brendshme. Shumë interesante janë motivet floreale që rrethojnë gjithë ikonën./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close