Vaksinat kundër COVID-19 ulin me 80% rastet e rënda të sëmundjes
ATSH/ – Një dozë e vetme e vaksinës antiCOVID-19 e “Oxford/AstraZeneca” ose “Pfizer/BioNTech” zvogëlon mundësinë e nevojës për trajtim spitalor me më shumë se 80%, tregon një analizë e zhvilluar në Angli, sipas BBC.
Të dhënat e Shëndetit Publik të Anglisë treguan se efekti filloi në tre deri në katër javë pas vaksinimit.
Analiza u bazua në personat e moshës mbi 80 vjeç, që ishin të parët që u vaksinuan.
Shkencëtarët e qeverisë e përshëndetën rezultatin, por theksuan se duhen dy doza për mbrojtje më të mirë.
Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock tha të hënën në një konferencë në Doëning Street se rezultatet e fundit të vaksinës ishin “shumë të forta”.
“Ato, gjithashtu, mund të ndihmojnë për të shpjeguar se përse numri i pranimeve Covid në njësitë e kujdesit intensiv midis personave mbi 80 vjeç në BM ka rënë në dy javët e fundit”, shtoi ai.
Comments are closed.