Izraeli, Austria dhe Danimarka hidhërojnë BE-në,formojnë fondin për prodhimin e vaksinave të gjeneratës së ardhshme
Izraeli, Austria dhe Danimarka kanë formuar një aleancë për zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave të gjeneratës së ardhshme kundër kovidit 19 dhe me këtë e shqetësuan Evropën.
Në prani të Kryeministres danez Meta Frederiks dhe kancelarit austriak Sebastian Kurz, marrëveshja u njoftua sonte në Jeruzalem nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, vendi i të cilit zhvilloi një fushatë të vaksinimit të shpejtë dhe masiv.
Kurz tha këtë javë se “nuk duhet të varet më vetëm nga BE-ja për prodhimin e vaksinave të gjeneratës së dytë” dhe se “Agjencia Evropiane e Barnave është shumë e ngadaltë për të miratuar vaksinat”.
Izraeli dhe dy vende të BE – Austria dhe Danimarka, do të formojnë një “fond kërkimi dhe zhvillimi” dhe “do të fillojnë përpjekjet e përbashkëta për prodhimin e vaksinave të ardhshme”, u tha kreu i qeverisë izraelite gazetarëve.
Comments are closed.