Biden përshëndet votimin në Senat të planit të rimëkëmbjes

ATSH-AFP/ – Pas disa orëve debatesh, negociatash dhe një votimi maratonë, Senati amerikan miratoi planin prej 1 900 miliardë dollarësh të kërkuar nga presidenti, Joe Biden për rimëkëmbjen e ekonomisë së parë botërore, goditur nga pandemia.

Projektligji u miratua vetëm me votat e senatorëve demokratë, me 50 vota pro dhe 49 kundër. Teksti do të dërgohet javën e ardhshme në Dhomën e Përfaqësuesve, ku demokratët, në shumicë, duhet ta miratojnë menjëherë në mënyrë që Joe Biden ta shpallë atë deri më 14 Mars, përpara pezullimit të planifikuar të pagesës së përfitimeve të papunësisë.

Presidenti amerikan, Joe Biden përshëndeti votimin e Senatit për planin e rimëkëmbjes orej 1 900 miliardë dollarësh, për të cilin SHBA-ja kishte shumë nevojë, sipas tij, për të dalë nga kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

“Ne kemi bërë një hap të madh përpara për t’u ardhur në ndihmë amerikanëve”, theksoi ai, i cili e kishte bërë këtë plan masiv mbështetës një prej premtimeve të fushatës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close