Kryeministri i Malit të Zi,Krivokapiq:”Unë nuk do të kisha dhënë kurrë pëlqimin tim për ta njohur Kosovën”

Kryeministri i Qeverisë së re të Malit të Zi , Zdravko Krivokapiq i cili vjen nga koalicionet e subjekteve politike pro-serbe është deklaruar në lidhje me njohjen e shtetit të Kosovës bërë nga qeveritë e mëhershme pro-perendimore të këtij vendi.

“Po të isha Kryeministri i Malit të Zi në një situatë kur Mali i Zi ende nuk e ka njohur Kosovën, nuk do të kisha dhënë kurrë pëlqimin tim që të ndodhte kjo. Por, gjithçka ka mbaruar para ardhjes sime në qeveri dhe para kësaj qeverie ”, deklaron Krivokapiq.

Ai gjithashtu thotë se nëse ata do të merrnin një vendim tani për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, Qeveria do të binte në seancën e ardhshme parlamentare.

“DPS (partia e Gjukanoviqit) do të bënte gjithçka për të ri-formuar qeverinë dhe për të marrë përsëri të njëjtin vendim për Kosovën. Gjithçka tjetër është një imagjinatë e bazuar në dëshira,” tha Krivokapiq.

/përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close