Në vend të Urimit-Hetem Arifi një mësues për një Shqipëri

Mësonjëtorja shqipe e Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887,merret si ditë që gërsheton përpjekjet dhe sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj për të mësuar shqip,megjithëse shkollat shqip kanë egzistuar edhe në motet e mëparme duke u munduar t’i bajnë ballë përndjekjes dhe ndalesës nga okupatorë të ndryshëm.
Shkolla dhe mësuesi shqiptar ishte përndjekur edhe në shekullin e fundit që lamë pas.Ai (mësuesi/ja) u syrgjynu se deshi një shkollë të denjë shqip për nxënësin e tij.
Për të uruar Ditën e mësuesit me një shembull tipik të mirë të mësuesisë,dhe një shembull që fisnikron dhe të përkujton sakrificën për shkollën shqip dhe atdheun,duhet të përkujtojmë axhën Hetë-Hetem Arifin!
“Hetem Arifi, përveç se ishte ndër pionierët e parë të ilegales shqiptare nga vitet gjashtëdhjeta e këndej, duke u angazhuar për të drejta të shqiptarëve e, për bashkim kombëtar, ai u shqua veçanërisht si mësimdhënës, kudo që punoi, nga fshati Marec e, deri të shkolla e mesme e ulët “Abaz Ajeti” ku edhe u pensionua”,shkruan Sabit Rrustemi.
Hetem Arifi në fakt ishte personifikim tipik i një mësuesi të përvuajtur i përmasave të një rilindasi të kohëve moderne.Ai si njeri që kishte vu shqiponjat në gjoksin e nxënësve të vet në kohë kur kjo dënohej rëndë kishte vuajtur burg të rëndë në ish-Jugosllavi për veprimet atdhetare.Nga pasojat e torturave nëpër burgjet serbo-sllave,ai vuante pasojat shëndetsore që e shtrinin në spital.
Ai donte një Shqipëri,të vetme.
Por ai ka lënë ,ka ikur nga repartet e spitalit fshehurazi,pa e lejuar mjekët,ende pa u shëruar dhe ka shkuar në shkollë në klasën e tij te nxënësit e tij,për t’i mësuar për të mos ua humbur mësimin,sepse për të shkolla,mësimi,dituria,ditari dhe nxënësit ishin të shenjta!
Prandaj ku ka shembull ma fisnik se Hetem Arifi për të uruar Ditën e mësuesit,pikërisht në vitin e dytë dhe muajin mars kur ai iku në amshim për t’na i lënë vepren dhe dijen që shpërndau në gjeneratat të cilat do e shpiejnë vendin tonë përpara.
Prehu i qetë axha Hetë!
/Xhelil Arifi-07 mars 2021/proinformacion.com

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close