PZAP aprovon dy ankesa, KQZ-ja do të rinumërojë votat e dy partive

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqyrtuar disa ankesa e gjashtë kandidatëve për deputetë, që kanë pretenduar për parregullsi në numërim të votave, ndërsa ka aprovuar të plotë ankesën e Isak Shabanit të PDK-së dhe të pjesshme ankesën e Zikreta Alitit të partisë NDS.

Ankesat e Gëzim Dervishajt e Hajdar Sutajt të AAK-së, Dimal Bashës të Vetëvendosjes dhe Nezir Çoçajt të PDK-së janë refuzuar si të pabazuara.

Shabani i PDK-së ishte ankuar me pretendimin se në shtatë vendvotime janë bërë ndërhyrje/përmirësime gjatë regjistrimit të votave në Formularët e Rezultateve për Kandidatë (FRK) dhe janë evidentuar numrin e vogël të votave krahasuar me atë që pretendon se ka fituar.

Shabani thuhet se ka dorëzuar si provë formularët dhe është aprovuar ankesa e tij.

Sipas PZAP-së, KQZ-ja është urdhëruar të rinumërojnë votat e deputetëve të PDK-së në shtatë vendvotime (0402x-03R, 2113-01R, 2118B-02D, 2116B-02D, 2118B-01, 2102B-01R dhe 2130B-01R).

E si e pjesshme është pranuar ankesa e Zikreta Alitit të NDS-së. PZAP ka urdhëruar që të numërohen votat e kandidatëve për deputetë nga radhët e NDS-së në vendvotimin 2009A/05D në Komunën e Prizrenit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close