SBASHK: Subjektet politike se kanë dëshmuar që arsimi ka qenë prioritet

SBASHK-u duke uruar gjithë të punësuarit në arsim për ditën e madhe të tyre i kujton se do të vazhdojë të jetë zëri i tyre dhe në përpjekje për realizimin e kërkesave legjitime do t’jep gjithmonë përparësi dialogut me institucionet, por në mungesë të vullnetit të palës tjetër për marrëveshje, atëherë, si në të kaluarën edhe tani e gjithmonë, do të ketë reagime e veprime sindikale ashtu siç do të vendos anëtarësia e SBASHK-ut

Në vitet e kaluara SBASHK organizonte aktivitete të shumta nëpër komuna e Universitete dhe bënte përmbylljen e këtyre aktiviteteve me Manifestimin madhështor në Pallatin e sporteve “1 Tetori” për të festuar 7 Marsin e për të  shprehur respektin meritor për kontributin e lartë të  pishtarëve të  dijes. Këtë vit për shkak të situatës nga pandemia ky Manifestim nuk u mbajt në Prishtinë, por u shpërnda nëpër gjithë komunat e Kosovës dhe në Universitete.

Kështu të premten dhe të shtunën, SBASHK-u organizoi nëpër komunat e Kosovës  ceremoni festive me kolegët e pensionuar nga marsi i vitit të kaluar e këndej, që kanë punuar me vite e dekada në çerdhe, Arsimin Parauniversitar apo Universitete,  duke u ndarë mirënjohje për punën  dhe përkushtimin e tyre e duke kujtuar me fjalë rasti kontributin e lartë të pishtarëve të dijes që nga shkolla e parë shqipe e deri në ditët e sotme.

Në këto  takime festive  është folur edhe për sfidat dhe angazhimin  në shërbim të arsimit nëpër vite e dekada   dhe me krenari është vlerësuar se SBASHK-u ka arritur të realizojë në tërësi kërkesat e anëtarësisë dhe kështu do të vazhdohet edhe sot e gjithmonë.

SBASHK-u duke uruar gjithë të punësuarit në arsim për ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe kujton subjektet  politike dhe liderët  se kishin deklaruar vazhdimisht se arsimin e kanë prioritet, por me të ardhur në pushtet nuk e  kanë dëshmuar këtë.

SBASHK-u do të vazhdojë të jetë zëri i tyre dhe në përpjekje për realizimin e kërkesave legjitime do t’ jep gjithmonë përparësi dialogut  me institucionet, por në mungesë të  vullnetit të palës tjetër për marrëveshje, atëherë, si në të kaluarën edhe tani e gjithmonë, do të ketë reagime e veprime sindikale  ashtu siç do të vendos anëtarësia e SBASHK-ut .

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close