Zagrebi nuk është Durrësi ose Shqiperia nuk është Kroaci

Shkruan Fahri Xharra

Interesante për tu përmendur që të gjithë popujt e ballkani janë infektuar me “ ethet “ e lashtësisë. Duke e ditur se kanë ardhur vonë në këto anë , ata punojnë shumë në atë drejtim në ruajtjen e gjetjave arkeologjike, dhe me njëherë e lajmërojnë botën për ate se çka gjetën duke u munduar të fshehin faktorët e vërtetës krijiuese të asaj gjetjeje, dhe në të njejtën kohë duke e përvetësuar lashtësinë.

Neve si duket na kanë “vakcinuar “ kundër këtyre “etheve’ dhe jemi të qetë dhe nuk na ha palla për asgjë, bile edhi fshehim ato fakte duke mbindërtuar mbi to. Ju kujtohet Durrësi vin e kaluar ? Çudi e madhe me ne !

Me titullin “ U zbulua historia 3000 vjeçare e Zagrebit (3,000-year-old history of Zagreb discovered , https://www.croatiaweek.com/ ) ata i mbushin faqet e gazetave në të gjitha gjuhët kryesore të Europës.

“Vetë kroatët e shkruajnë që historia e Zagrebit ( kryeqytetit të Kroacisë) daton që nga koha Romake. Venbanimi më i vjetër në afarsi të Zagrebit ishte qyteti Romak Andautonia (sot Ščitarjevo ) Emri I Zagrebit është përmendur së pari me 1134 si Kaptol ( 1094) ( shënime nga dokumentet historike kroatae )

Archaeological excavations carried out at Government House (Photo credit: Vlada.hr/Croatian Government)
Gërryerje arkeologjike të bëra nga Instituti i i Historisë Kroate , në oborrin e Ndertesës së Qeverisë në Zagreb iu bë publike opinionit të premten (05.03.21) nga vetë Kryemisnistri Andrej Plenković .

“ Hapi i parë i kësaj pune me vlerë do të jetë në pjesën veriore të oborrit qeveritar me nja 500 metra katror ku u zbulua historia e fshehur 3 mijë vjeçare e Zagrebit, e cila e tregon jetën dhe vazhdimësinë e saj që nga koha parahistorike e deri më sot
. Perveç artefakteve të gjetura dhe të ruajtura, kryesuesja e hulumtimeve Tajana Pleshe e përmendi edhe një objekt në formë “çizmeje” të vjetër qënga koha e Bronzit, rreth vitit 1200 para Krishtit. Të gjitha zbulimet , të gjitha artefaktet , sipas Zon, Tajana Pleshe tregojnë që bëhet fjalë për një qytet të lashtë parahistorik.

Qeveria dhe Kryeministri kroat, për gjetjen arkeologjike
.Kryemisnstri Minister Plenković tregoi se hulumtimet do të vazhdojnë edhe në pjesën jugore të oborrit të qeverisë kroate Pa komentuar më gjatë e kam vetëm një pyetje se si do të silleshin kryemistrat tonë në kësi lloj situate ?

Fahri Xharra,07.03.21
Gjakovë

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close