Gastronomët kanë anuluar marshin protestues

Marshi protestues i cili ishte paraparë sot nga Gastronomët në ora 15:00 është anuluar .Nga një njoftim për medie nga Këshilli Drejtues i Shoqatës thuhet se në momentin kur do të ketë ndryshim të masave atëherë do të ketë edhe organizim të protestave.

Postimi i plotë:

SQARIM PËR PUBLIKUN

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Shoqatës më dt. 04.03.2021, është diskutuar ideja e organizimit të marshit protestues këtë të hënë në ora 15:00 në sheshin Skënderbeu pranë Qeverisë, NË RAST TË ASHPËRSIMIT TË MASAVE AKTUALE (zvogëlimi i orarit të funksionimit të bizneseve, zvogëlimi i shërbimeve, etj).

Qëllimi i këtij organizimi ka qenë kundërshtimi i ashpërsimit të masave Anticovid, të cilat ka pasur pritshmëri të merren si pasojë e zhvillimeve dhe paralajmërimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK-së). Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Rrjedhimisht nuk ka protestë.

E theksojmë përsëri! Në momentin që masat aktuale mund të ndryshojnë, do të ketë organizim të protestave, ku paraprakisht do të ju njoftojmë rreth detajeve tjera.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close