Osmani dhe Kurti urojnë Dua Lipën për çmimin Grammy

U.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar këngëtaren, yllin kosovar Dua Lipën për marrjen e çmimit Grammy për ‘Best Pop Vocal Album’. Ajo ka thënë se Dua Lipa është frymëzim për vajzat dhe gratë në Kosovë por edhe në të gjithë botën, ka shkruar Osmani përmes shkrimit të saj në Twitter.

“Urime për yllin tonë të ndritshëm, Dua Lipa. Ju nuk jeni vetëm një frymëzim për vajzat dhe gratë në Kosovë, por edhe në të gjithë botën. Ju na bëni gjithnjë e më krenarë çdo ditë. Vazhdoni të shkëlqeni!”.

Edhe kryeatari i LVV-së, Albin Kurti, ka uruar këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa për çmimin “Albumi më i mirë Pop” në “Grammy Awards 2021”. Ai ka thënë se Dua është inspirim për të rinjtë tanë dhe ambasadore e vendit tonë, ka shkruar ai në Twitter.

“E përgëzoj Dua Lipën për fitimin e çmimit Grammy për ‘BestPopVocalAlbum’. Me punën e saj, talentin e saj dhe shpirtin e saj ajo ka mahnitur botën dhe është ngritur në ajër kombi i saj. Ajo është frymëzim për të rinjtë tanë dhe një ambasadore për vendin tonë”, thotë Kurti përmes këtij urimi në Twitter.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close