Daniel Serwer: SHBA duhet ta bindë Rusinë për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin Daniel Serwer ka thënë se Administrata Biden duhet të ndihmojë Kosovën që ta sigurojë ulësen e saj në Kombet e Bashkuara.

Dhe këtë SHBA duhet ta bëjë duke u angazhuar në bindjen e Rusisë që ta lejojë. Por, për të arritur drejt këtij qëllimi dhe për të hartuar një strategji ndaj Kosovës, Serwer  tha se SHBA dhe BE duhet të kenë një bashkëpunim të mirëfilltë.

Profesori i universitetit “John Hopkins” është i mendimit që edhe Bashkimi Europian duhet të luajë rol konkret ndaj Kosovës.

“Bashkimi Europian ka tri role: Të jetë thirrës i dialogut, të jetë siguruesi i karotave dhe shkopinjve dhe të jetë destinacioni përfundimtar për Serbinë dhe Kosovën. BE gjithashtu duhet të bashkëpunojë me SHBA-në që të sigurojë zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga dialogu”, tha Serwer për Klan Kosova.

Serwer është kundër një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe që do ta cenonte shtetësinë e Kosovës, por ai ka një propozim të ri: edhe në këtë çështje Kosova duhet ta përdorë reciprocitetin, duke kërkuar krijimin e një mekanizmi të tillë edhe në Serbi.

Analisti amerikan foli edhe për ish-emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe ‘cicërimat’ e tij në Twitter kundër fituesit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurtit, të cilin e akuzoi edhe për antiamerikanizëm.

Për bashkëkombësin e tij, që para pak kohësh kishte pushtet duke qenë edhe drejtor në detyrë i Intelicgjencës Kombëtare të SHBA-së, Serwer rekomandon që ai thjesht të injorohet.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close