Glauk Konjufca (LVV) :interesi i përbashkët do të shpie drejt bashkimit kombëtar

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se bashkimi kombëtar nuk mund të bëhet shpejt, por se interesi i përbashkët do të shpie në këtë drejtim.

Konjufca në Rubikon të Klan Kosovës tha se Shqipëria me Kosovën duhet të jetë në bashkëveprim të plotë për interesin e shqiptarëve në rajon, Evropë dhe botë. Por, ai tha se këtë mund ta arrijnë bashkë si dy shtete në një perspektivë afatgjate ku interesi shqiptar në Ballkan do ta diktojë këtë plan.

“Politika dhe shtetet tona ekzistojnë për atë qëllim, jo në kuptimin ekskluzivisht dhe i përjashtojnë të gjitha qëllimet tjera. Ne do të shkojmë pashmangshëm në atë drejtim sepse politikanët janë të tillë për t’i shërbyer atij interesi. Nëse në këto hapësira, në këto dy shtete, në masën prej 90 për qind dominohet prej kombit që quhet shqiptar dhe që ndjek interesat e veta, mendoj që kjo do të diktojë. Ky është drejtim i natyrshëm i kombit shqiptar”, ka thënë ai.

Konjufca tha se në arritjen e këtij qëllimi nuk duhet të ketë çmim që Kosova ta paguajë me territor. Madje këtë ide ai e quajti një “doktrinë të rrezikshme”.

“Politika duhet të veprojë brenda rrethanave dhe brenda realitetit. Kosova e ka të pamundshme me një ‘tik’ të lapsit të bashkohet me Shqipërinë”, është shprehur ai.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close