Manastirliu:“Shqipëria i ka kapacitetet për vaksinimin masiv”

ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, në emisionin “Përballë” në RTSH, tha se po negociohet edhe për vaksina të tjera. Në vend tashmë vijon vaksinimi antikovid me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca sipas planit kombëtar të vaksinimit.

Qeveria shqiptare ka miratuar një Akt Normativ, që i hap rrugën negociatave me vende të ndryshme prodhuese të vaksinave kundër Covid-19, përfshirë këtu Rusinë dhe Kinën.

“Jemi duke negociuar me të gjithë ato shtete apo kompani distributore, sikurse e përcakton dhe Akti Normativ i miratuar nga qeveria, dhe që do të miratohet së shpejti edhe nga parlamenti, për të negociuar për vaksina të sigurta të çertifikuara nga EMA, FDA apo vendet e origjinës”- tha Manastirliu.

Ministrja u shpreh se Shqipëria i ka kapacitetet për vaksinimin masiv të popullatës.

“Shqipëria e ka kapacitetin për të realizuar me mijëra vaksinime në ditë dhe jemi të përgatitur edhe me ekipe shtesë të vaksinatorëve” – theksoi Manastirliu.

Manastirliu e ka vlerësuar procesin e vaksinimit si të qetë, ku janë kryer mbi 30 mijë vaksinime dhe nuk ka patur refuzime.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close