U.D.i kryetarit të PDK-së,Hoxhaj:Do të jemi opozitë konstruktive në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kjo parti do të jetë opozitë konstruktive në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se mbrëmjen e djeshme ka vizituar degët e PDK-së në rajonin e Dukagjinit, për të diskutuar për rezultatin zgjedhor dhe për t’i falënderuar strukturat për angazhimin e tyre.

Ky është statusi i tij i plotë:

Mbrëmë isha në Rrafshin e Dukagjinit, ku takova kryesitë e degëve të PDK-së në Pejë, Gjakovë dhe Deçan për të diskutuar për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit. Gjatë takimeve analizuam disa çështje lidhur me hapat që duhet të ndërmarrim si parti për t'u përgatitur për zgjedhjet lokale.

Po ashtu, shpreha mirënjohjen time për secilin anëtar, për angazhimin dhe lojalitetin e treguar ndaj partisë, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Partia Demokratike e Kosovës do të jetë opozitë konstruktive në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close