Mbyllen 12 lokale, gjobiten 18 biznese

Me qëllim të zbatimit të masave anti COVID 19, mbrëmë gjatë një inspektimi të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë(AUV) bashkë me Policinë e Kosovës në 127 inspektime të realizuara janë shqiptuar 18 gjoba për persona fizikë dhe 18 gjoba për persona juridikë. Po ashtu janë mbyllur 12 lokale në Prishtinë.

Zëdhënësi i AUV-së Lamir Thaçi theksoi se kjo agjenci zyra regjionale në Prishtinë bashkë me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të masave anti COVID 19 ndaj të gjithë shkelësve.

Thaçi tha se në secilin rast kur inspektorët në terren hasin veprime që janë në kundërshtim me ligjin janë gjobitur.

“Në 127 inspektime të realizuara janë shqiptuar 18 gjoba për persona fizik dhe 18 gjoba për persona juridik. Po ashtu janë mbyllur 12 lokale. Jemi të vendosur që me të gjitha kapacitetet që kemi do të veprojmë për të ruajtur shëndetin e përgjithshëm publik, asnjë shkelës nuk do të amnistohet”, thekson Thaçi.

Ai shton se të gjithë qytetarët kanë për obligim t’i respektojnë masat antiCovid për të ruajtur shëndetin publik.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close