Gjykata merr vendim që të rihapet rasti i vrasjes së Agonis Tetajt

Gjykata Themelore e Pejës sot ka marrë vendim që të rihapë shqyrtimin e çështjes së vrasjes së Agonis Tetajt nga Deçani.

Kjo u bë e ditur sot në seancën gjyqësore nga kryetarja e turpit gjykues, Violeta Husaj-Rugova.

“Trupi gjykues pas marrjes së vendimit sot ka mbajtur seancën për këshillim dhe votim, dhe ka marrë vendim unanimisht që të rihapet seanca e shqyrtimit gjyqësor, ashtu që shpallet e pa përfunduar procedura penale në këtë çështje”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.

Gjithashtu është refuzuar kërkesa për përjashtim të trupit gjykues nga kryetari i Gjykatës së Pejës , Armend Berisha, ku babai i të ndjerit Agonis Tetaj, Isuf Tetaj kishte kërkuar përjashtimin e trupit gjykues në trajtimin e rastit ku djali i tij mbeti i vrarë në vendin e punës nga i akuzuari Shaban Gogaj.

Seanca e radhës e shqyrtimit është caktuar më datën 21.04.2021 ora 11:00, ndërkaq ka mbetur në fuqi vendimi për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj.

Është caktuar edhe prokurori i ri për lëndën. Isuf Sadiku do të jetë prokurori që do të merret me këtë lëndë.

Ky rast ka marr vëmendjen e opinionit publik pas publikimit të videos së momentin të vrasjes së të ndjerit, Agonis Tetajt.

Isuf Tetaj, babai i tani të ndjerit Agonis Tetaj, përmes një emaili ka alarmuar opinionin publik lidhur me dyshimet e tij se prokurori i cili përfaqëson akuzën në rastin për vrasjen e djalit të tij, Agonis Tetaj – prokurori Agron Uka ka bërë ri-cilësimin e veprës penale nga “vrasja e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia”.

Letra e Isuf Tetaj ishte drejtuar për mediat, shoqërinë civile, ambasadat e huaja në vend dhe bashkangjitur ka edhe videon e momentit të vrasjes së djalit të tij. Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka marrë lëndën e vrasjes së Tetajt nga prokurori Agron Uka për t’ia dhënë në shqyrtim dikujt tjetër si dhe ka kërkuar nga gjykata që rasti të rihapet.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close