Naser Ramadani: Rastet e reja janë rritur për 27.6%, ato të vdekjeve për 40%

Drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani ka njoftuar se në dy javët e fundit ka pasur rritje të rasteve të reja dhe të vdekjeve nga koronavirusi.

Ai tha se gjatë dy javëve të fundit ka pasur rritje të rasteve të reja pre 27.6%, teksa numri i vdekjeve poashtu është rritur për 40%.“Në javët e fundit ka pasur një rritje të rasteve prej 27.6% duke përfshirë edhe të dhënat e sotshme. 619 raste mesatare në ditë krahasuar me dy javët e kaluara. Ku numri mesatar ka qenë 548 raste. Gjatë këtyre dy javëve kemi regjistruar 110 raste të vdekura apo me një mesatare prej 8 të vdekurve. Ka një rritje prej 40% krahasuar me dy javët e kaluara”, ka thënë Ramadani.

Më tutje ai dha detaje edhe për grup moshat më të prekura nga virusi.

“Në javët e fundit janë shënuar 4 mije 511 raste. Grupmosha më e prekur është 30-39 vjet me 19.3%. grupmoshat e tjera janë prej 0.9 vjet, 1.66%, 10-19, 6.18%, 20-29, 15.13%, 70-79, 17.66%…”, ka thënë më tutje ai.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close