Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese/elektronike, e 71-ta me radhë, në të cilën ka miratuar një vendim dhe një Koncept Dokument nga fusha e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Me propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës, në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për t’i dhënë në shfrytëzim Komunës së Prishtinës, sipërfaqen prej 15970.51 metra katror në pronësi të Ndërmarrjes Publike Qendrore Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës (Infrakos). Kjo pronë do të përdoret  për realizimin e projekteve me interes publik. Për këtë është dhënë edhe pëlqimi nga ana e InfraKos-it.

Qeveria e Kosovës, sot po ashtu ka miratuar Koncept Dokumentin për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore, i cili synon të arrijë ndryshimin e politikave ekzistuese në përafrimin e legjislacionit të ndihmës shtetërore të Kosovës me Acquis të Ndihmës Shtetërore të BE-së në kontekstin e zotimeve për krijimin e një sistemi rregullator të ndihmës shtetërore të krahasueshëm me atë të BE-së sipas kushteve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Koncept dokumenti rekomandon rishikimin e Ligjit për Ndihmën Shtetërore dhe të legjislacionit sekondar për zbatimin e këtij Ligji. Kjo do të përmirësonte bazën për punën e institucioneve të ndihmës shtetërore në Kosovë; avanconte sigurinë ligjore në procesin rregullator të ndihmës shtetërore dhe avancim me angazhimet për integrimin në BE. Këto ndryshime janë thelbësore në mënyrë që të sigurohet që ndihma shtetërore e dhënë nga autoritetet e Kosovës është në përputhje me kërkesat përkatëse dhe efektet negative të ndihmës (kufizimet e konkurrencës dhe ndikimi në tregti) të zvogëlohen.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close