Alarm për cunami në Japoni pas një tërmeti 7,2 ballë Rihter

ATSH-AFP/ – Një paralajmërim për cunami u aktivizua sot në Japoni pas një tërmeti nënujor me magnitudë 7,2 ballë të shkallës Rihter pranë brigjeve të rajonit të Miyagi (verilindje), duke shkaktuar dallgë rreth një metër, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA).

Tërmeti, i ndjerë gjithashtu në Tokio, ndodhi rreth orës 18:09 (09:09 GMT) në një thellësi prej 60 kilometra në oqeanin Paqësor, sipas JMA-së.

”Asnjë dëm në Miyagi nuk  është sinjalizuar dhe furnizuesit e energjisë po vlerësojnë situatën në centralet bërthamore në zonë”, sipas medias japoneze.

Ky tërmet i fuqishëm u regjistruar ndërkohë që Japonia kujtoi 10-vjetorin e katastrofës së trefishtë të 11 marsit 2011 që shkatërroi pjesën verilindore të vendit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close