Për çka u takuan pardje gjyqtarët dhe prokurorët e Speciales?

Pardje  në Gjykatën Speciale kishte zhvillime. Në një takim nga distanca, diskutuan gjyqtarët dhe prokurorët e këtij institucioni.

Në njoftimin e dhënë nga Dhomat e Specializuara, u tha se takimi ishte në kuadër të Plenares së Gjashtë.

Gjatë Plenares, Kryetarja i informoi gjykatësit për zhvillimet e fundit në lidhje me çështjet institucionale aktuale.

Gjykatësit gjithashtu dëgjuan prezantime nga Prokurori i Specializuar, Administratorja dhe shefat e njësive të Zyrës Administrative, duke përfshirë Zyrën e Mbrojtjes dhe Zyrën për Pjesëmarrjen e Viktimave, për zhvillimet në zyrat e tyre përkatëse.

Ditëve të fundit në fakt ka pasur lëvizje të reja nga Specialja. Ish-komandanti nga zona e Dukagjinit, Pjetër Shala, u arrestua me urdhër të Gjykatës Speciale në Belgjikë.

Kjo pasi atij iu konfirmua aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Deri tani, Specialja nuk ka dhënë detaje tjera për akuzat që rëndojnë mbi Shalën apo për kohën e ngritjes së aktakuzës ndaj tij.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close