Serbët shumë këmbëngulës në falsifikimin e historisë

shkruan Fahri Xharra

E shkruar serbisht : Serbët e kanë udhequr Perandorinë Romake !
Territori Serbisë së sotme- ishte shpija e 18 Perandorëve romak ( fotoja nga nga ArcheoSerbija )

O Zot ! Ç`po ndodhë me ne ? Përderisa serbët janë shumë këmbëngulës në falsifikimin e lashtësis ilire, ne shqiptarët jemi aq tolerant saqë as që e hapim gojën , nuk reagojmë nuk iu kundërvehemi. Serbët përveq që po i mbushin bibliotekat e Europës me histori të falsifikuar, kanë filluar të hapin edhe portale në gjuhët e po kësaj Europe ; shqiptarët heshtin, shqiptarët kanë vdekur politikisht, historikisht, dhe ndihmo Zot vetëm nga Amerika .
E keni pyetur vetën ndonjë herë : Po mos t`ishte Amerika, ku do të ishim ?
Derisa serbët i kryejnë detyrat e tyre atdhetare, ne grindemi ndër veti se kush do i merr pozitat më të larta shtetërore. A po jo ?
Të kaloj në temën time

Postimet në facebook po luajnë një rol të në ndikimin e të pa informuarëve, prandaj edhe po cenzurohet egërsisht. Ne nuk kemi polici të denjë kibernetike e cila e luan rolin e mbrojtësit të interesave së paku historike të kombit.
Unë jam i bllokuar vazhdimisht.

Të kaloj në temën time. Fjalën e kam për falsifikimin historik , që Serbet po mundohet të bindë botën se shumica e perandorëve të Romës ishin serb, normalisht sepse kishin lindur në tokat e Serbisë së sotme. E vërteta qëndron në pyetjen se kur erdhën serbët në Iliri, dhe se kur u shua Perandoria Romake e Lindjes dhe e Perëndimit.
Akademitë tona e kanë ndonjë portal të tyre në shqip dhe gjuhet tjera dhe t`i kundër vehen trillimeve historike nga kushdo që vijnë ? Por me keq ardhje të them që ata vetë ( akademiket ) nuk e kanë të qartë historinë tonë.

Në portalin https://meettheslavs.com/roman-emperors-born-in-serbia/ , portal serb në anglisht shkruan gjithashtu për perandorët Romak të “lindur” në Serbi. Lënda e historisë e shkollave shqipe iu mëson fëmijve tanë se kush ishim dhe kush jemi ? Jo. Jo.JO !
Shkrimi në portal fillon me sjelljen e emrave të 18 perandorëve “serb “ që kanë lindur në Serbi dhe se ata e “ udhëheqnin” Romën :
1 Marcus Aurelius Claudius ‘Gothicus’, i njohur si Claudius II ka lindur në Sirmium në Maj të vitit 214

2 Aureliani ka lindur gjithashtu në Sirmium në Shtor 214

3. Konstantini i Madh ka lindur me 272 në qytetin e Nishit . Ishte Perandor gjatë 31 viteve. Në vitin 306 u bë Perandor dhe udhëhoqi deri në vdekje me 337. Ishte vizionar i madh dhe perandori më i famshëm i Romes. Ai e themeloi Konstantinopojen ( sot Stambolli ) dhe i pari që e legalizoi Krishtërimin.

(Kur një lexues e pyeti autorin e shkrimit pse nuk është kufizuar Kosova, përgjegja e tij arrogante tipike serbe ishte : Kurrë nuk ka pasë Kosovë shqiptare.
Perandorët tjerë

4. Trajan Decius, 5.Herennius Etruscus, 6.Hostilian 7.Quintillus, 8 Maximilan Herculius 9. Constantius Chlorus, 10. Marcus Aurelius Probus 11. Ioviani, 12. Gratiani 13. Flavius Julius Constantius, ose Constantius II 14. Maximinus Daia
15. Licinius 16. Vetranio 17.Constantius III, 18 Marcus Aurelius Probus

Këta pra, ishin 18 Perandorët e Romës që” ishin “ serb.

E kemi ndonjë shkrim kundështues? a do flet kush për këtë falsifikim sa të rëndë aq edhe mohues të ish tokave ilire-shqiptare.

Me shëndet në shkrimet tjera

Fahri Xharra,21.03.21
Gjakovë

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close