Shqipëri/Reshje bore në veri dhe jug të vendit

ATSH/- Disa qarqe në veri dhe jug të vendit janë përfshirë në këtë fund marsi nga reshje bore.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se reshje bore me intensitet të ulët kanë përfshirë akset Pukë-Fushë Arrëz-Kukës dhe në Dardhë-Voskopojë.

ARRSH thekson se gjatë orëve të natës, por edhe në orët e para të mëngjesit kontraktorët janë në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, duke garantuar qarkullimin normal të mjeteve.

Aktualisht nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close