Sot shënohet Dita Botërore e Sindromës Down

Ermira Shabani në ”Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së foli për historikun e organizatës Down Sindrome Kosova, për aktivitetin e saj në ngritjen e vetëdijes për një trajtim më me kujdes ndaj personave me nevoja të veçanta, qk këta persona të ndjehen pjesëtarë të barabartë në shoqëri.

Tutje ajo theksoi se duke qenë sot ditë botërore kushtaur kësaj kategorie të njerëzve, organizata Down Sindrome Kosova, ka planifikuar aktivitete të dnedura për shënimin e kësaj date duke i dhënë karakterin e viti të sivjemë si ”Vit i Down Sondrome”.

”Përmes këtyre aktiviteteve ne duam të tërheqim vëmendjen e institucioenve tona ndaj kësaj kategorie, veçanërisht shërbimeve që merren me këtë kategori, si dhe aspektit të adukimit dhe arsimimit të kësaj kategorie”, theksoi znj. Shabani.

Më tej ajo përmendi statistikat e kësaj shoqate që numron diku afro një mijë persona me sindromen down, ndonëse ajo hedh dyshimin se ka më shumë persona me këtë sindrom, por që nuk janë të regjistruar në statistikat tona.

Mes tjerash znj. Shabani foli për rëndësinë e aktivitetit të kësaj shoqate, që ndikon jo vetëm me identifikimin e personave me këtë sindrom, por ndihmon në mirëqenien e familjeve që kanë fëmijë me këtë sindroim, si dhe në promovimin e potencialeve të personave me këtë sindrom.

Lidhur me aktivitetin e kësaj shoqate foli edhe Medina Surdulli, e cila është angazhuar në aktivitete në ndihmë të strukturave organizative të shoqatës, si person e diagnostikuar me këtë sindrom, ndërkohë që ka filluar punën prakltike edhe në KOSTT, dëshmi e integrimit të saj në shoqërinë kosovare.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close