Albin Kurti: Procesi i vettingut do vazhdojë aty ku ka mbetur

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se procesi i vettingut në drejtësi do të vazhdojë aty ku kishte mbetur në Qeverinë e kaluar Kurti.

Ai para deputetëve ka thënë se vettingu do bëhet ndaj institucioneve të drejtësisë në nivele të larta.

“Do të jetë një proces i mirë përgatitur, fer dhe jo hakmarrës që institucionet e vendit të ofrojnë siguri dhe drejtësi”, ka deklaruar ai.

Kurti tutje ka thënë se do bëjnë reforma në sistemin arsimor, duke i shndërruar shkollat në vende ku dalin shkencëtarë.

“Do bëjmë ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës ku diploma siguron një vend pune dhe do kthejmë dinjitetin e mësimdhënësve”, ka thënë ai.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close