Rama“Nuk ndërmjetësoj dialogun Kosovë-Serbi, mbroj interesat e Shqipërisë dhe Kosovës:

ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Franca se nuk është njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, pasi është palë dhe si palë mbron detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Në një intervistë pas një dreke pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron i pyetur nëse do të jetë ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë për të përafruar qëndrimet e tyre, Kryeministri Rama tha se, “nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, sepse unë jam palë dhe si palë, unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë”.

“Ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë të çojnë përpara dialogun, ashtu siç ata e mendojnë të arsyeshme. Natyrisht, me gjithë mbështetjen time dhe të qeverisë, sot dhe nesër, në Tiranë, natyrisht në momente të caktuara mund të kemi qasje të ndryshme për si të arrijmë tek qëllimi, por qëllimi është absolutisht i njëjtë dhe unë jam palë”, – tha Rama.

Kryeministri Rama bëri të ditur se gjatë takimit me Macron kanë folur për situatën në rajon.

“Kemi qëndruar në situatën në rajon. Mes vendeve mes rajonit. Për procesin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës”, – tha Rama./

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close