Albulena Haxhiu kthehet në krye të ministrisë që drejtoi dikur

Albulena Haxhiu është kthyer zyrtarisht në krye të Ministrisë së Drejtësisë, ku kishte qëndruar gjatë qeverisë Kurti I, ku është pritur me lule me rastin e marrjes së detyrës nga ministri në detyrë Selim Selimi.

Në një konferencë të përbashkët për media, Haxhiu tha se pavarësisht dallimeve politike, gjithnjë do të punojnë në interes të qytetarëve të Kosovës.

Ajo premtoi transparencë për secilin vendim të marrë gjatë drejtimit të këtij dikasteri, teksa u shpreh se do të vazhdojë punën aty ku e kishte lënë më parë.

Haxhiu: Ne do të nisim punën që kishim lënë dikur

"Ia konfirmova ministrit që të gjitha punët e mira që janë bërë gjatë kësaj periudhe padyshim që do t'i shtyjmë përpara, pavarësisht se kush ka punuar në ato çështje[...]Ne do të nisim punën që e kishim lënë dikur në çështjen e vetingut në sistemin e drejtësisë dhe policisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pra përmes fuqizimit të legjislacionit në këtë drejtim. Po ashtu Institutin për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë për gjykimin e këtyre krimeve, adresimin e dhunës në familje që mbetet një fenomen shumë shqetësues në Kosovë dhe shumë çështje të tjera", tha ajo.

Selimi u shpreh i kënaqur që është zgjedhur Albulena Haxhiu në krye të këtij dikasteri, pasi siç tha ai, ajo njeh shumë mirë fushën juridike.

Selimi: I lumtur që në krye të ministrisë së Drejtësisë do të jetë Albulena Haxhiu

"Jam i lumtur që kjo qeveri e ka zgjedhur për ministre të Drejtësisë znj.Haxhiu, pasi që ka përvojë në fushën juridike dhe e njeh ministrinë. Ne kemi bërë shumë punë, të gjitha sukseset i ndajmë me qeverinë e cila do është zgjedhur tash, të gjitha përgjegjësitë i bartim vetëm ne dhe na ka mbetur edhe shumë për tu bërë por e di se znj. Haxhiu me ekipin e saj do t'ia dalin, u shpreh ai.

Ndërsa Albulena Haxhiu tha se janë dakorduar së bashku, me tanimë ish-ministrin Selimi, për koordinim në çështjet që janë me interes të Ministrisë së Drejtësisë.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close