Bum i aparaturave mjekësore, mes frikës së hipokondrisë

ATSH-ANSA/ – Ka një bum në blerjen e aoaraturave mjekësore të vetëkontrollit në shtëpi në Itali, në ndërkohë të shpërthimit të hipokondrisë (frika e dyshimit që mund të jesh i prekur nga ndonjë sëmundje – shën. i përkth.) te të moshuarit.

Mes frikave dhe vetmisë, gjithnjë e më shumë të moshuar, të nxitur edhe nga anëtarët e familjes, ”strehohen” në kontrollin e fiksuar të parametrave të tyre jetësorë, duke përfituar nga teknologjitë gjithnjë e më të përhapura dhe me kosto të ulët, siç janë orët inteligjente dhe matësit e presionit të gjakut dhe ritmit të zemrës.

Por, kjo mund të çojë në diagnostikimin e gabuar.

Me bllokimin e ri që prek pothuajse të gjithë Italinë, kjo hipokondri dixhitale ka prekur shumë italianë të moshuar.

Në vitin e pandemisë në Itali, shpenzimet për këto mjete arritën rreth gjysmë miliard euro, thënë ndryshe rreth 40 euro për frymë, shpesh të mbështetura nga fëmijët e shqetësuar për shëndetin e prindërve të moshuar.

“Të gjitha teknologjitë dixhitale, duke filluar nga telefonat inteligjentë, mund të përfaqësojnë një forcë lëvizëse për parandalimin kardiovaskular dhe kjo konfirmohet nga bumi i shitjeve të pajisjeve për monitorimin e funksionit të zemrës: nga byzylykët elektronikë te aplikacionet dhe te orët inteligjente për transmetimin e elektrokardiogramës”, thotë Alessandro Boccanelli, president i Shoqatës Italiane të Kardiologjisë Geriatrike (SICGe).

“Riprojektimi i kujdesit shëndetësor duhet të marrë parasysh mundësitë që ofron revolucioni dixhital, por në këtë kontekst menaxhimi i diagnozës dhe trajtimit duhet t’i besohet mjekut dhe jo qytetarit që rrezikon të ndihet i sëmurë dhe i hipermedikalizuar”, përfundon eksperti.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close