Analisti politikave ndërkombëtare, Janusz Bugajski, vlerësoi e është me rëndësi që të kemi një shumicë solide.

“Për një kohë të gjatë politika ka qenë e ndarë, të cilat pamundësuan të merren shumë vendime. Këto kanë penguar që të kemi shumë reforma. Është mirë që Kosova ka qeveri me shumicë solide”, tha ai në një intervistë për RTK.

Sipas tij Kosova është mirë të punojë për problemet e brendshme dhe të thithë më shumë investime të jashtme.

Analisti ndërkombëtar politikave, Janusz Bugajski, vlerësoi se si agjendat e brendshme, po ashtu edhe të jashtme duhet të shkojnë së bashku.

Ai ka folur edhe për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. “Është e dukshme që hapja e Ambasadës së Kosovës, ne Jerusalem dhe jo në Tel Aviv, ishte në politikën e ish presidentit Trump. Është me rëndësi që Kosova njihen nga Izraeli dhe kjo është një sinjal për disa vende të BE-së, dhe vet nga Serbia”, tha ai.

 

Autor: RTKlive