Presidentiti i Serbisë,Vuçiq: Mesazhe të këqija për serbët nga Qeveria e re e Kosovës

Presidenti serb thotëse qeveria shkeli Kushtetutën e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha se fakti që serbët nuk kanë marrë dy pozita ministrore në qeverinë e re të Kosovës është një “mesazh i keq”. Kjo, sipas tij, përbën “shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës”.

Më 22 mars, u konstituua Kuvendi i ri dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në përbërjen e qeverisë së re, për Listën Serbe, është ndarë udhëheqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Kushtetuta e Kosovës parashikon një ministër nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera jo-shumicë. Nëse qeveria ka më shumë se 12 ministri, siç është rasti me kabinetin e ri, Kushtetuta e Kosovës thotë se ajo duhet të ketë një ministër të tretë për të përfaqësuar komunitetet jo-shumicë në Kosovë.

Përveç ministrit nga komuniteti serb, qeveria e re e Kosovës ka dy ministra nga komunitetet e tjera jo-shumicë. Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, dhe ministër i Administrimit të Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi, nga radhët e komunitetit egjiptian. Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak është emëruar zëvendëskryeministre për Çështje të Pakicave dhe Të Drejtat e Njeriut.

Në lidhje me ndarjen e ministrive për komunitetet jo-shumicë ka reaguar edhe subjekti më i madh politik i serbëve të Kosovës, Lista Serbe. Para votimit të qeverisë nga ana e Kuvendit të Kosovës, deputeti i këtij subjekti politik, Igor Simiq, tha se qeveria Kurti nuk do ta ketë mbështetjen e tyre.

Sipas tij, Listës Serbe i takojnë dy ministri, meqenëse, ajo i ka 11 deputetë. Simiç tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje./REL

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close