Zbulohet gjeni që predispozon kancerin e gjirit

/ATSH/ – Duke studiuar bazën gjenetike të kancerit të gjirit, studiuesit e drejtuar nga profesor Carlo Foresta i Universitetit të Padovës dhe koordinuar nga Maria Santa Rocca dhe profesor Alberto Marchet të Spitalit Universitar të Padovës kanë identifikuar se një gjen, i quajtur E2F1, mund të infuencojë në rrezikun e kancerit të gjirit, shkruan faqja ”Il Giornale”.

Proteina e prodhuar nga gjeni E2F1 është një rregullator kryesor i ciklit qelizor, ndryshimi i të cilit mund të drejtojë qelizat drejt përhapjes së pakontrolluar.

Në ”kushtetutën” normale gjenetike ekzistojnë dy kopje të gjenit, prandaj, prania e më shumë kopjeve çon në një prodhim më të madh të proteinave që luan një rol të rëndësishëm në mekanizmat e replikimit qelizor.

Risi e këtij studimi ishte ajo e identifikimit të pranisë së një numri kopjesh më të mëdha se dy të gjenit E2F1, dhe rrjedhimisht të proteinave që prodhohen tek 4,5% të grave me kancer të gjirit.

Studimi, i cili zgjati një vit, u krye në 222 gra italiane me kancer të gjirit.

“Zbulimi i më shumë kopjeve të gjenit tek gratë me kancer të gjirit sot merr një rëndësi të madhe veçanërisht në fushën e kërkimit të biomarkerëve tumorale, e cila, në vitet e fundit, ka qenë në qendër të vëmendjes në luftën kundër kancerit dhe synon të arrijë një diagnozë të hershme dhe prodhimin e barnave të reja antikancerogjene për një qasje terapeutike gjithnjë e më të personalizuar”, shpjegon profesor Foresta.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close