EULEX reagon për dosjet e OVL-UÇK-së

EULEX shkruan se të gjitha raportimet sot kanë qenë të pavërteta.

Zyra për Informim e EULEX-it demanton raportimet e mediave për mosdorëzimin e pajisjeve të sekuestruara të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK.

Sipas deklaratës publike për media, EULEX shkruan se të gjitha raportimet sot kanë qenë të pavërteta, duke përmendur edhe postimin e avokatit Gashi në Facebook.

Më poshtë lexoni demantin e plotë:

Të dashur kolegë,

Raportimet e mediave ku pretendohet se EULEX nuk ia dorëzoi pajisjet e sekuestruara Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë të pavërteta. EULEX-i nuk e ka asnjë rol në këtë dhe nuk e ka ftuar askënd në objektet e tij. Siç e ka përmendur edhe avokati Tomë Gashi në një postim të tij në Facebook, zyrat e Prokurorit të Specializuar ndodhen brenda ndërtesës së EULEX-it në Fushë Kosovë. Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni ZPS-në.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close