Përplasje rreth zyrtarëve shëndetësorë për situatën epidemiologjike

Përkeqësimi i gjendjes epidemiologjike apo rritja e rasteve me korona virus sipas drejtuesve të institucioneve shëndetësore, ka bërë që kapacitetet spitalore të stërmbushën.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, tha për Radio Kosovën se për shkak të kërkesës së madhe të njerëzve për hospitalizim, tashmë edhe disa klinika shtesë brenda QKUK- së janë shndërruar në klinikë Covid.

‘’Për sa i përket aspektit klinik të rasteve të prekur nga Covid, që nga 1 marsi kemi rritje të numrit të të shtrirëve, ku ka arritur mbi 870 pacientë të shtrirë në të gjitha klinikat Covid në QKUK, por edhe në spitale të përgjithshme. Nga ky numër 665 pacientë janë me oksigjeno terapi të vazhdueshme, dhe 35 pacientë në gjendje kritike në kujdes intensiv.Përveç klinikave aktuale që kanë trajtuar pacientë Covid, ne jemi detyruar që edhe klinikat internistike t’i përgatitim dhe tashmë kemi filluar të pranojmë raste edhe në klinikën endokrinologjike që është në kuadër të ndërtesës së klinikave internistike’’, tha ai.

Me gjithë situatën e krijuar, infektologu Ilir Tolaj thotë se gjendja është nën kontroll dhe se kjo rritje sipas tij, nuk do duhej të jetë problematike për institucionet shëndetësore.

‘’Përkundër faktit se numri i rasteve të reja ditëve të fundit po tregon një rritje, ne ende nuk jemi në një situatë që është jashtë kontrollit. Kjo valë e tretë e pandemisë është sjellje e papërgjegjshme të politikanëve gjatë fushatës parazgjedhore.
Por megjithëkëtë numri i rasteve të reja, që shënon ndër 1 mijë persona në ditë të infektuar nuk është shqetësues dhe është i pranueshëm për kapacitetet e Kosovës dhe nuk duhet të ketë panik’’, tha Tolaj.

Ai tutje shton se ndonëse jemi në valën e tretë të pandemisë, udhëheqës të institucioneve gjegjëse do duhej të jenë më të përkushtuar dhe vigjilentë në menaxhimin e hapësirave, meqë sipas tij, ato nuk mungojnë.

‘’Përkundër faktit që sistemi shëndetësor në Kosovë ka të meta, me këtë intensitet të pandemisë po përballet. Ndërkaq menaxhmenti duhet të jetë më i përkushtuar dhe të mos vajtojë rreth mungesës së kapaciteteve. Në situata të krizave siç është pandemia, ky sistem duhet të transformohet dhe është përgjegjësi e udhëheqësve..
Nuk e shoh që në të ardhmen e afërt do të kemi probleme që janë të papërballueshme me këtë valë të pandemisë, tha Tolaj.

Sidoqoftë sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, një vit pas shpërthimit, koronavirusi në nivel bote ka infektuar mbi 117 milionë persona dhe ka lënë të vdekur mbi 2.6 milionë pacientë./Radio Kosova

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close