Sonte Kosova-Lituania

Përfaqesuesja e Kosovës në futboll, sonte luan miqësoren kundër Lituanisë, raporton RTKLive.com.

‘Dardanët’ dhe lituanezët do të përballen në tempullin ‘Fadil Vokrri’, në një sfidë miqësore por e rëndësishme për dy skuadrat para kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Kombëtarja jonë në këtë ndeshje hyn pa kapitenin Amir Rrahmanin e lënduar dhe portierin Aro Muriçin e përjashtuar për arsye disiplinore.

Miqësorja me Lituaninë do t’i shërbejë mjaft shumë trajnerit Bernard Challandes për të parë nga afër formën e lojtarëve para kualifikuesve për Botërorin 2022.

“Mendoj se është mundësi e mirë që të nisim fushatën e re me një ndeshje miqësore. Për ne është ndeshje e rëndësishme, për mua, për futbollistët, e jo miqësore që të nisim në mënyrën sa më të mirë këtë kampanjë”, ka thënë Challandes.

Kosova të dielën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ kundër Suedisë nis kualifikueset e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, ndërsa tri ditë më vonë sfidon Spanjën në Sevilla.

Kujtojmë së miqësorja Kosova-Lituania nis në orën 20:45 dhe transmetohet direkt në RTKHD1. /RTKLive/

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close